Antonio Conte, trajneri i Tottenham, komentoi sfidën e humbur ndaj Arsenalit. Tekniku italian është shprehur i zhgënjyer me përfundimin e ndeshjes.
“Sigurisht që jam i zhgënjyer, më vjen keq për tifozët tanë, sepse e di se sa do të thotë kjo sfidë për ta. Është një ditë e vështirë për ne. Po përjetojmë një rezultat të keq, por performanca ishte e mirë, ne filluam furishëm dhe pasi shënuan, kishim mundësinë të barazonim me Son, por portieri i Arsenalit bëri një pritje fantastike.
Ne ishim gjithashtu të pafat, mendoj se portieri i tyre Ramsdale ishte lojtari më i mirë në fushë.”
Conte më pas bëri vlerësimin e kushteve fizike të disa lojtarëve.
“Ne po përpiqemi të kapërcejmë një moment të vështirë, duam të shohim Kulusevskin të kthehet në fushë, Bentacur gjithashtu është shumë afër rikuperimit. Dhe e di që mund të mbështetem edhe në lojtarë si Sarr, Gil, Tanganga dhe Skipp”, ka përfunduar trajneri i Tottenham./ h.ll/abcnews.al