Deklaratat e kryeministrit maqedonas Zoran Zaev gjatë telefonatës me humoristët rusë nuk janë komentuar nga Beogradi zyrtar, por shtypi serb i ka etiketuar ato si një incident të rëndë, pasi ato që janë thënë janë të vërteta.
Deklarimet e kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev, i ka transmetuar tërë rajoni. Për Serbinë thotë se është e afërt me rusët dhe shpreh frikën për Kosovën. Kjo nuk ka kaluar pa u komentuar në shtypin serb, por Beogradi zyrtar duket se ka zgjedhur të jetë i matur dhe nuk ka reguar në grackën që ka rënë shefi i ekzekutivit në Shkup. Mitke Arnaudov, është analist dhe gazetar Maqedonas, që kryeqytetin serb e ka kthyer në shtëpi. Ai thotë se ky është incident i rëndë, pasi videoja mund të quhet shaka, por jo edhe deklarimet në të.
Mitke Arnaudov, gazetar: “Kryeministri maqedonas nuk ka thënë shumë gjëra të reja pasi është i njohur qëndrimi për Prishtinën, veç nëse marrim parasysh deklaratat për idenë për zgjidhjen, për të cilën nuk flitet kaq zëshëm as në Beograd e as në Prishtinë. Mendoj se së pari palët që janë të përfshira në dialog duhet të jenë ato që japin alternativat dhe idetë për zgjidhje”.
Beograd Shkup ishin qetësuar gjakrat që dy tre vitet e fundit kishin sjellë deri tek tërheqja e trupit diplomatik serb. Këtu në koridorin dhjetë që lidh dy kryeqytetet me autostradë festës i ishte bashkuar edhe kryeministri maqedonas. Por, përvec shtypit, nuk ka reaguar spektri politik. Dushan Janjiç thotë se megjithatë ideja e shkëmbimit është ende e gjallë, pavarësisht kundërshtimeve ndërkombëtare. Kjo ide ka prodhuar bllokimin e dialogut, kurse rifillimi i tij duket larg.
Dushan Janjiç, Forumi për Marrëdhënie ndëretnike: “Kur tre parimet e Grupit të Kontaktit të vitit 2004 të jenë sërish. I pari, për një zgjidhje paqësore me dialog; i dyti, që nuk ka ndryshim të kufijve; dhe i treti, që nuk ka bashkim me shtete të tjera. Shtoju këtyre normalizimin dhe të ardhmen euro-atlantike, atëherë Vuçiç dhe Thaçi do të ftohen në Paris”.
Serbia pret për vizitë presidentin francez, Emanuel Macron, javën e ardhshme dhe shpreson që dialogu do të rikthehet pasi e ka të rëndësishëm kompromisin. Por, modelet e zgjidhjes kanë shtuar dyshimet për fundin e tij. /ABC News Albania 24/7