Andrei Medvedev, ish-komandanti i grupit rus Wagner, kaloi ilegalisht kufirin ruso-norvegjez në Rrethin Arktik, duke kërkuar azil politik në Norvegji. Madje ai ka deklaruar se është gati të dëshmojë kundër komandantit aktual Yevgeny Prigozhin.
Vetë ish-komandanti rus dha një intervistë, ku përmendi se si arriti në tokën norvegjeze dhe çfarë planifikon të bëjë nga këtu e tutje. Ai kaloi kufirin midis Rusisë dhe Norvegjisë pranë fshatit Nikel në rajonin e Murmanskut. Në kufi ka kapërcyer dy gardhe dhe më pas ka vrapuar përtej akullit të liqenit.
Medvedev mbërriti në një nga qytetet kufitare, trokiti në shtëpinë e parë që gjeti dhe u kërkoi banorëve të thërrisnin policinë. Më pas, ish-komandanti i Wagner u dërgua në Oslo, ku po qëndron në një qendër për emigrantët.
Oshetskin sqaroi se procedura e azilit tashmë ka filluar. Në Norvegji, Medvedev planifikon të dëshmojë kundër kreut aktual të Wagner, Yevgeny Prigozhin, një aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin dhe i kërkuar prej kohësh nga autoritetet amerikane.
Ai konsiderohet përgjegjës, ndër të tjera, për krime lufte.
/abcnews.al