Instituti për studimin e luftës: Kremlini do të ndërmarrë vendime vendimtare në 6 muajt e ardhshëm

schedule11:02 - 16 Janar, 2023

schedule 11:02 - 16 Janar, 2023

Kremlini ka të ngjarë të marrë vendimevendimtare në gjashtë muajt e ardhshëm, për të rimarrë kontrollin e situatës në Ukrainë pas një sërë kundërsulmesh të dështuara dhe të suksesshme ukrainase, sipas Institutit për Studimin e Luftës ( Isë) në përditësimin e fundit mbi konfliktin, siç raportohet nga Kyiv Independent.

Rusia nuk ka arritur shumicën e objektivave të saj kryesore në Ukrainë, sipas eskpertëve të qendrës kërkimore amerikane duke kujtuar se forcat e Moskës nuk arritën të merrnin në kontroll Kievin në ditët e para të pushtimit, si dhe të gjithë rajonet e Luganskut dhe Donjeckut.

Në të njëjtën kohë, trupat ukrainase çliruan më shumë se 50 për qind të territorit të pushtuar nga Rusia që nga shkurti, duke përfshirë Kherson, të vetmin kryeqytet rajonal që Rusia kishte arritur të merrte në kontroll.

Sipas institutit, fushata ruse për të synuar infrastrukturën kritike të Ukrainës gjatë dimrit në një përpjekje për të demoralizuar ukrainasit ka qenë gjithashtu një dështim deri më tani dhe në shumë mënyra ka gjeneruar mbështetje të shtuar për kauzën ukrainase.

/abcnews.al