Dosja “Babale”/ Nuk ka vendim për Salianjin, shtyhet procesi në gjykatë. Ja arsyeja

schedule10:09 - 16 Janar, 2023

schedule 10:09 - 16 Janar, 2023

TIRANË – Është shtyrë edhe sot në gjykatën e Apelit, seanca në ngarkim të deputetit të PD, Ervin Salianji, nën akuzë për dosjen ‘Babale’. Shkak për shtyrjen e seancës, është bërë mungesa e një prej anëtarëve të trupës gjykuese.

“Sot me date 16.01.2023 ora 13:30, eshte planifikuar seanca gjyqesore e ceshtjes penale ndaj te pandehurve Ervin Salianji, etj. Ju komunikojme se dhe sot per arsye objektive nje nga anetaret e trupit gjykues nuk do te jete i pranishem. Ne kushtet e mesiperme, seanca gjyqesore nuk do te mund te zhvillohet. Dita dhe ora e seances se ardhshme do te komunikohet sapo te caktohet.”- njoftoi Gjykata. Seanca e rradhës u njoftua se do të mbahet më 30.01.2023 ora 13:30.

Me një vendim fajësie që i rëndon prej 2019 dhe nuk ka marrë formë të prere, Ervin Salianji nisi përballjen me prokurorinë e apelit që ngul këmbë se ai kreu kallëzim të rremë në dosjen Babale së bashku me Fredi Alizotin, Albert Veliun dhe gazetarin Jetmir Olldashi.

Audio-përgjimi i publikuar në maj të vitit 2018 nga Partia Demokratike, në të cilin aludohej se vëllai i Ministrit të Brendshëm bisedonte me Albert Veliun dhe dakordësohej për trafik droge, u cilësua nga prokuroria si i sajuar. Geron Xhafaj, para së të dorëzohej në Itali për të vuajtur një dënim më të hershëm për trafik droge, kallëzoi akuzuesit se kishin sajuar përgjimin./abcnews.al