Shuhen shpresat për të gjetur të mbijetuar në rrënojat e një blloku apartamentesh në qytetin ukrainas të Dnipro, që u godit nga një sulm me raketa ruse ditën e djeshme, tha kryebashkiaku i qytetit në një intervistë për Reuters.
“Unë mendoj se shanset për të shpëtuar njerëzit janë të pakta. Deri në orën 11:00 kanë vdekur 21 persona, por 40 janë të zhdukur”, tha Boris Filatov.
“Zoti na ndihmoftë t’i gjejmë ata. Mendoj se numri i të vdekurve do të jetë në dhjetëra”, shtoi ai.
Këshilli Bashkiak i Dnipros tha se numri i të vdekurve është rritur në 23, ndërsa 43 persona rezultojnë ende të zhdukur. Sipas informacioneve, 72 apartamente u shkatërruan.
Filatov tha se ai besonte se forcat ruse synonin një stacion energjie aty pranë.
/abcnews.al