VIDEO/ Roma vazhdon me formën e mirë, Dybala mposht i vetëm Fiorentinën

schedule07:48 - 16 Janar, 2023

schedule 07:48 - 16 Janar, 2023

Roma ka arritur të fitorë në Olimpico me rezultatin 2-0 ndaj Fiorentinës.

Ndeshja ishte me tensione, ku që në minutën e katërt Dodo ndëshkohet me kartonin e verdhë për Fiorentinën.

Nuk kaluan shumë, ku në minutën e 24-të, Dodo merr kartonin e dytë të verdhë dhe kështu fiorentina mbetet me dy lojtarë. Roma gjeti golin e parë në minutën e 40-të, ku Abraham asistoi për Dybala dhe argjentinasi nuk gabon përpara portës.

Edhe pse me 10 lojtarë Fiorentina, Roma e pati të vështirë të gjente golin e sigurisë. Pas disa përpjekjesh, goli vjen në minutën e 82-të, me përsëri Abraham i cili asiston për Dybala, dhe “La Joya” shënon golin e dytë.

Me këtë fitore, Roma ndodhet në vendin e shtatë me 34 pikë./h.ll/abcnews.al

82′ 2 – 0 Paulo Dybala Assist: T. Abraham

40′ 1 – 0 Paulo Dybala Assist: T. Abraham

red card [Dodô]

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!