Në orën 20:00, në stadiumin “King Fayd” të qytetit të Riyad, do të luhet finalja e Supërkupës së Spanjës, midis Real Madrid dhe Barcelonës.
Tekniku i Real Madrid, Carlo Ancelotti ka zgjedhur formacionin 4-3-3, ku në portë është vendosur Courtois, në mbrojtje Carvajal, Militao, Rudiger dhe Ferlan Mendy. Mesfusha me 3 nga Modric, Camavinga dhe Kroos, ndërsa “tridenti” i sulmit përbëhet nga Valverde, Benzema dhe Vinicius Junior.
Në krahun tjetër Xavi i është përgjigjur rivalëve me po të njëjtin formacion, ku në portë është vendosur Ter Stegen. Në mbrojtje Balde, Christensen, Araujo dhe Kounde. Mesfusha me 3 nga de Jong, Buquets dhe Gavi, ndërsa treshja e sulmit përbëhet nga Pedri, Lewandowski dhe Dembele. /i.m /abcnews.al