Skuadra e Juventusit dhe Romes janë në bisedime për të konkretizuar një marrëveshje nga e cila do të përfitonin të dyja klubet. Bardh e zinjtë ofrojnë kartonin e Higuain dhe 20 mln euro për talentin Italian Zaniolo
Skuadra e Juventusit dhe Roma janë drejt një marrëveshje nga e cila do të përfitonin të dyja klubet. Bardh e zinjtë janë të destinuar për të nënshkruar me talentin e verdh e kuqve Zaniolo.
20 vjeçari luajti si titullar sezonin e kaluar me skuadrën e Romes duke zhvilluar paraqitje fantastike. Zonja e vjetër dëshiron të firmosë me Zaniolon i cili mund të luajë në nivele të larta për shumë vite.
Mediat italiane raportojnë se skuadra e Juventusit i ka ofruar Romës 20 mln euro dhe kartonin e sulmuesit argjentinas Gonzalo Higuain në këmbim te talentit premtues Italian.
Roma ende nuk e ka dhënë përgjigjen përfundimtare pasi fillimisht duhet të zgjidhet çështja e sulmuesit Edin Xheko. Higuain nuk është në planet e skuadrës së Juventusit dhe kalimi tek Roma do të ishte një mundësi e shkëlqyer për argjentinasin dhe skuadrën romake e cila ka probleme në fazën sulmuese.
Vellai i Higuain disa ditë më parë tha se futbollisti do të qëndrojë tek Juventus ose do të transferohet në ndonjë kampionat tjetër por tashmë gjërat duket se kanë ndryshuar.
Tek Roma, Higuain do të ishte një titullar i padiskutueshëm dhe do të përshtatej shumë shpejt me filozofinë e lojës së klubit Italian. Sa i përket Nikolo Zaniolo, 20 vjeçari ka dhënë konfirmimin e tij për të kaluar tek Juventus madje aludohet se ka një akord me drejtuesit e klubit torinez./ABC News Albania 24/7