Një 34 vjeçar në Mirditë është vënë në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim. Në shkurt të vitit të kaluar, gjykata e Lezhës kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve e municioneve luftarake”.
“Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe drogë, në kuadër të operacionit “Lumthi”, i zhvilluar në shkurt 2022.
Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në mbështetje edhe nga FNSH Shkodër, në vijim të kontrolleve të shtuara me qëllim kapjen e personave të shumë kërkuar dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, bazuar dhe në inteligjencën informative, kanë organizuar punën për kapjen e tij.
Si rezultat, është lokalizuar i strehuar në banesë në Mirditë dhe është vënë në pranga, shtetasi E. Gj., 34 vjeç, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, në shkurt 2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve e municioneve luftarake”.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor “Lumthi”, i zhvilluar në shkurt 2022. Gjatë këtij operacioni, në automjetin që drejtonte ky shtetas janë gjetur një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe sasi lënde narkotike kokainë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia. /abcnews.al