Sekuestrohet koleksioni me vlerë 6 milionë paund i makinave të Andrew Tate

schedule18:13 - 14 Janar, 2023

schedule 18:13 - 14 Janar, 2023

Fotot tregojnë koleksionin e supermakinave të Andrew Tate dhe vëllait të tij Tristian duke u ngarkuar në kamionë pasi u sekuestruan nga policia.

Policët rumunë hynë në kompleksin e vëllezërve dhe ngarkuan automjetet që përfshninin një Rolls Royce, një Lamborghini dhe një Aston Martin.

Selia e Tate në Bukuresht u bastis nga policia në fund të vitit 2022 pasi ai, vëllai i tij dhe dy bashkëpunëtorët e tij po mbahen nën dyshimin për trafikim dhe krim të organizuar.

Policia ka sekuestruar koleksionin e tij të makinave, që vlerësohet nga burimet policore të jetë rreth 6 milionë dollar, si pjesë e hetimit të gjerë.

Midis makinave të sekuestruara është një Rolls Royce Wraith blu e vlerësuar në 310,000 £ dhe një McLaren 765LT me vlerë deri në 410,000 £.

Automjetet janë dërguar në një vend të panjohur.

Të paktën dhjetë prona të lidhura me vëllezërit Tate thuhet se janë sekuestruar nga policët nga Bukureshti dhe Qarku Prahova aty pranë.

Thuhet se pasuritë e sekuestruara në të gjithë Rumaninë përfshijnë një Rolls Royce, një Lamborghini, një Aston Martin, një McLaren, tre Porsche, dy BMW, dy Ferrari dhe pesë Mercedes.

Foto e marrë nga kompleksi i Tate tregon automjete me targa të personalizuara “T8”.

Policët janë parë duke punuar në objektin i cili ka një logo të madhe “Tate” të shoqëruar nga një pjesë shahu në murin e pasmë me germa të mëdha të bardha.

Hetimi mbi vëllezërit thellohet pasi dyshes dhe dy bashkëpunëtorëve të tyre të dyshuar, ​​iu refuzua lirimi me kusht dhe dështuan në apelimin e tyre kundër sekuestrimit të pasurisë.