Një anije me flamur panamez është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Radën e Portit të Durrësit.
Detaje të reja janë zbuluar mbi shkakun e rënies së flakëve.
Burimet për ABC bëjnë me dije se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.
Sipas informacioneve anija ndodhet në pronësi të shqiptarit Kledis Mari.
Zjarri fillimisht ka rënë në një depo në kiç të anijes. Aty mbanin materila si cima, një lavatriçe etj.
Menjëherë pas flakëve në anije ka shkuar rimorkiatori që ka pajisje për shuarjen e zjarrit.
Veç ekuipazhit kanë shkuar edhe disa zjarrfikës në anije.
Ndërkohë njoftohet se tashmë intensiteti i flakëve ka rënë dhe se është nën kontroll.
Njoftim i Drejtorise Pergjjthshme Detare
Rreth ores 14:01 salla e monitorimit te kapitenerise portit Durres vuri se nga anija “Kledes Mary” me flamur panamez por me pronar shqiptar , e cila ndodhej ne raden e portit Durres po dilte tym. Menjehere njoftoi QNOD, policine e kufirit dhe Rojen Bregdetare per organizimin e operacionit te shuarjes se zjarrit dhe shpetimit te ekuipazhit. Me urdher te kapitenerise portit Durres drejt anijes u nis rimorkiatori i cili filloi te hidhte ujë ne kiçin e anijes ku kishte shperthyer zjarri. Ne ndihme erdhi edhe anija e rojes bregdetare te cilat pas 4 ore perpjekjesh benë te mundur shuarjen e zjarrit dhe shpetimin e ekuipazhit dhe anijes.Nje ndihme te madhe dhane edhe punonjesit e zjarrfikeseve te portit durres te cilet hyne ne brendesi te anijes me bombula oksigjeni dhe kontrolluan anijen per vatra te pashuara dhe per te siguruar shuarjen plotesisht te zjarrit.d.k/abcnews.al