Mjekët këshillojnë prindërit që të mos neglizhojnë temperaturën e lartë tek fëmijët. Nëse vazhdon për disa ditë shkakton komplikacione të rënda.
“Kujdesi kryesor është tek teperatura e lartë që shkon 3-4 ditë. Nuk duhet të neglizhojnë simptomat. Ditën e dytë duhet të referohen te pediatri i QSH. Nëse është rasti i kompilikuar i drejtojnë ne për në spital, jo të shkojnë ata në urgjencë”, shprehet mjekia.
Mjekja pediatre në qendrën shëndetësore nr 2 në Tiranë, Sonila Brati thotë se ka një prekje në masë nga gripi dhe virozat dhe në ditë numri i vizitave shkon deri në 40.
Moshat që vinë te ne janë pediatrike nga 0 në 18 vjec, përfshirë edhe të rritur. Ka një prekje masive. Preket e gjithë familja. Simptomat janë temperaturë shumë e lartë te fëmijët. Predominojnë bajamet e qelbëzuara, probleme me rrugët respiratore, pneumoni. Ka një rikthim të diarresë të vjedhave, dhimbje barku.
Mjekja apelon që të mos përdoren antibiotikët nëse nuk ka komplikacione.
“Gripi nuk do antibiotikë. Në këtë përiudhë duhet të jenë sa më pak, dhe të u jepen vetëm atëherë kur realisht duhet dhënë. Nëse një situatë virale komplikohet në situatë bakteriale antibiotiku duhet dhënë.”
Ardhja e emigrantëve gjatë festave duket se shtoi numrin e të prekurve nga gripi dhe virozat. Sipas ekspertëve të shëndetësisë piku pritet të arrihet në fund të janarit./abcnews.al/