Kancelarja gjermane Angela Merkel ka përjetuar sërish një moment jo shumë të mirë shëndetësore. Gjatë ceremonisë zyrtare të pritjes së kryeministrit finlandez Rinne atë e kanë pushtuat sërish dridhjet
Episod tjetër dridhjesh për kancelaren gjermane Anxhela Merkel, i treti brenda pak javësh. Teksa ndodhej së bashku me kryeministrin finlandez Antti Rinne, Merkel ka filluar të dridhet teksa po ekzekutoheshin himnet kombëtare. Dhe pse këë herë dridhjet nuk ishin aq të forta. Në mes të muajit korrik ndodhi e njëjta gjë gjatë vizitës së Presidentit ukrainas Zelenski në Berlin.
Fillimisht dridhjet ishin justifikuar me dehidratimin si pasojë e temperaturave të larta të regjistruara në kryeqytetin gjerman. Por gjatë ditës së sotme temperaturat nuk ishin shumë të larta. Ekipi i saj ishte përpjekur të shuante shqetësimet për shëndetin e saj dhe zëdhënësi i Merlek pohoi se asnjë takim nuk ishte anuluar. Merkel e cila do të mbushë 65-vjeç në 17 Korrik, ka pasur gjithnjë një shëndet të mirë. E konsideruar shpesh si liderja më me ndikim në Bashkimin evropian dhe një nga gratë më të pushtetshme në botë, ajo vendosi të largohet nga skena politike në përfundim të mandatit të saj në vitin 2021./ABC News Albania 24/7