“Nga 1992 deri në 2023”, deputeti i PD-së kërkesë Autoritetit të Dosjeve: Verifikoni nëse ka “spiunë” të ish-Sigurimit në parlament

schedule15:30 - 13 Janar, 2023

schedule 15:30 - 13 Janar, 2023

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Collaku do t’i Autoritetit të Dosjeve me një kërkesë zyrtare për të verifikuar listën e plotë të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, nëse ka dhe kush ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit nga viti 1992 deri në vitin 2023.

Çollaku e ka bërë njoftimin me anë të një postimi në rrjetin e tij social “facebook” dhe mësohet se kërkesën zyrtare do ta bëjë të hënën.

Postimi i Çollakut:

“Kam vendosur di drejtohem Autoritetit te Dosjeve,ne cilesine e deputetit te kuvendit te shqiperise kerkese zyrtare per te verifikuar e per te me vene ne dispozicion, nga 1992 deri ne 2023, listen e plote te deputeteve te Kuvendit te Shqiperise ,nese e kush ka qene bashkpunetor i sigurimit te shtetit’, shprehet ai.r.t/abcnews.al