Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në “facebook” ka dhënë lajmin e mirë veçanërisht për qytetarët e Lezhës.
Rama shkruan se tani është gjithçka gati për nisur punën të hënën për transformimin e shëtitores dhe lulishtes pranë lumit Drin.
Ky investim po ashtu do të nxjerrë në pah edhe vlerat e Memorialit të Skëndërbeut duke i shërbyer kështu edhe turizmit të këtij qyteti.
Postimi i Ramës:
Në Lezhë, jemi gati për të nisur nga puna të hënën, për transformimin e shëtitores dhe lulishtes pranë lumit Drin, e cila krahas hapësirës së dedikuar për qytetarët, do të jetë edhe në shërbim të turizmit, duke i nxjerrë më në pah vlerat e Memorialit të Skënderbeut që ndodhet përballë saj, dhe që përbën njërin prej monumenteve më të rëndësishëm në historinë e Shqipërisër.t/abcnews.al