Debati televiziv në Britani mes Hunt dhe Johnson për postin e Theresa May

schedule11:40 - 10 Korrik, 2019

schedule 11:40 - 10 Korrik, 2019

Boris Xhonson dhe Xheremi Hant u përballën në një debat televiziv në kuadër të garës për kryeministrin e ri të Mbretërisë së Bashkuar. Ndërkohë rreth 160 mijë konservatorë kanë votuar me postë për pasardhësin e Mej.

Një debat i ndezur, ai mes dy kandiatëve për postin e Tereza Mej si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Boris Xhohnson dhe Xheremi Hant u përballën në një debat televiziv për argument të ndryshme por kryesisht për Brexit.

Xhonson u shpreh se është shumë e rëndësishme mos marrja parasysh e faktit që vendi mund të mos herë gati të dalë nga Bashkimi Europian në 31 tetor. Ai shtoi se nuk do të donte të inkurajonte dorëheqjen duke refuzuar hartimin e një marrëveshjeje.

Nga ana e tij Xheremi Hant u shpreh se nuk dëshironte të cilësonte 31 tetorin si afatin e fundit pasi parlamenti ende nuk ka rënë dakord, dhe vendi nga ana tjetër rrezikon zgjedhje të reja.

Të dy u pyetën për reagimin e presidentit amerikan Donald Tramp pas kritikave që ambasadori britanik në Uashington bëri për administratën e tij.

Hunt theksoi se ambasadorët zgjidhen nga qeveria dhe nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, dhe nëse ai do të zgjidhej Kryeministër ambasadori në Uashington nuk do të ndryshojë.

Ndërsa Xhonson u shpreh se diskutimet e brendshme mes funksionarëve publikë dhe ministrave nuk duhen bërë publike dhe as të komentohen nga ministrat pasi secili është i lirë për të dhënë mendime jo të njëanshme.

Debati u zhvillua në një kohë që 160 mijë anëtarë të partisë konservatore votonin me anë të postës për pasardhësin e Mej. Boris Xhonson është në avantazh sipas sondazheve por fituesi do të mësohet në 23 korrik. /ABC News Albania 24/7