Microsoft, krijoi një robot të inteligjences artificiale, i cili ka aftësinë të kopjojë emocionet dhe tonin e zërit të një personi në 3 sekonda.
Siç raportohet nga techmonitor.ai , kompania njoftoi krijimin e “VALL-E” , i cili është i ngjashëm me chatbot-et në faqen e internetit Character.AI, por ka më shumë aftësi. Deri më tani ato nuk janë bërë të ditura, sepse egziston frika se mund të përdoret për përhapjen e lajmeve të rremeve.
“Meqenëse VALL-E mund të sintetizojë fjalimin nga një folës specifik, mund të ketë rreziqe të mundshme të keqpërdorimit të modelit, siç është imitimi i një folësi specifik,” tha një studiues i Microsoft.
Surprised there isn’t more chatter around VALL-E
This new model by @Microsoft can generate speech in any voice after only hearing a 3s sample of that voice ?
Demo → https://t.co/GgFO6kWKha pic.twitter.com/JY88vf4lYc
— Steven Tey (@steventey) January 9, 2023
Ky robot i veçantë është trajnuar për 60,000 orë të lexoj në anglisht nga LibriLight, një bibliotekë audio e krijuar nga Meta, dhe ndër të tjera, mund të kopjojë fjalë në tonin dhe emocionin e folësit origjinal, por nuk mundet të komunikoj. /abcnews.al