Pas intervistës ekskluzive të Delina Ibrahimaj për ABC News ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi.
Me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Facebook” shprehet se në 6 Shtator 2022, një grup deputetësh të PD i kërkuan Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin e tij. Seanca për shqyrtimin e kësaj kërkese është caktuar për në fund të muajit Janar. Kjo duket të jetë arsyeja pse Qeveria do ta shfuqizojë vetë më parë, me qëllim që të shmangë mundësinë që këtë ta bëjë Gjykata Kushtetuese.
Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:
Bordi i Oligarkëve prej 1 viti vjedh hapur shqiptarët me abuzimet me çmimin e karburanteve.
Paralajmërimi i Ministres së Financave për shfuqizimin e tij, vjen vetëm disa ditë përpara se Gjykata Kushtetuese të marrë në shqyrtim kërkesën e Grupit Parlamentar të PD për ta shpallur antikushtetues. Kjo është prova më e qartë që Edi Rama, në mënyrë antikushtetuese, ngriti një Bord për të vjedhur hapur shqiptarët, duke u siguruar të ardhura shtesë dhe abuzive për oligarkët e karburantëve për plot 1 vit.
Me apo pa vullnetin e Edi Ramës, Bordi i Oligarkëve do të bie sepse është antikushtetues. Krenar për çdo koleg të Grupit Parlamnetar që pranojë të firmos kundër Bordit të Oligarkëve!
Kujtojm se ditën e sotme Ministrja e Financave paralajmëroji shfuqizimin e Bordit për caktimin e çmimeve të karburantëve/abcnews.al/