Mesfushori i Bayern Munich, Joshua Kimmich, ka falenderuar tre fëmijët e tij të cilët thotë se e shpëtuan nga depresioni pas Kupës së Botës në Katar, ku ai e përshkroi daljen e Gjermanisë në fazën e grupeve si ditën më të keqe të jetës së tij.
Menjëherë pas eliminimit, i dyti në katër vjet, Kimmich ka rrëfyer ankthin e tij se ishte si të rrëzoheshe në një vrimë të zezë, greminë.
“Sinqerisht, ishte e vështirë, por nuk e përjetova në mënyrë shumë të keqe. Kjo ndodhi falë tre fëmijëve të mi. Me ta është e vështirë të biesh në greminë. Pas ndeshjes lashë të flisnin emocionet e mia, nuk është e lehtë të kapërcesh situata të tilla”, tha lojtari gjerman./ h.ll/abcnews.al