Ministria e Jashtme ruse ka vendosur sanksione ndaj36 shtetasve britanikë, duke përfshirë anëtarë të qeverisë së Britanisë, të agjencive të sigurisë dhe të zbatimit të ligjit dhe gazetarë, sipas The Guardian.
Masa lidhet me “kursin anti-rus të qeverisë britanike, e cila vazhdon të zbatojë në mënyrë aktive mekanizmin e sanksioneve dhe po zhvillon një fushatë intensive propagandistike për të diskredituar vendin tonë dhe për ta izoluar atë në arenën ndërkombëtare”, ka deklaruar Ministria e jashtme ruse.
Që nga fillimi i pushtimit rus ndaj Ukrainës, Moska ka vendosur sanksione kundër qindra qytetarëve britanikë në përgjigje të qëndrimit të Londrës ndaj luftës.
/abcnews.al