Njihet si “çamja nga Durrësi”, vajza e parë shqiptare në TikTok: Punoj 3 punë dhe rris djalin e vetme

schedule09:00 - 12 Janar, 2023

schedule 09:00 - 12 Janar, 2023

Maria Gabriella Sulejmani njihet si “çamja nga Durrësi”, e cila është ndër të parat shqiptare që është bërë e famshme me videot në TikTok. Ajo ndiqet nga shumë njerëz dhe merr pafund komente.

Mirëpo, në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Maria ka treguar jetën e saj të vështirë. Ajo aktualisht jeton në Gjermani dhe punon tre punë për të rritur djalin e saj e vetme, pasi është ndarë nga bashkëshorti.

“Unë prezantohem gjithmonë si ‘çamja nga Durrësi’, por kam lindur dhe rritur në Itali me prindërit e mi dhe traditat shqiptare, që në shtëpi nuk mund të flitej asnjë gjuhë tjetër përveç shqipes. Fal tyre unë sot kam një shqipe shumë të mirë.

Unë e kam filluar TikTok-un para 4 vitesh dhe kur akoma nuk ishte i njohur. Kam qenë një ndër vajzat e para shqiptare që kam spikatur, sepse shikonim vetëm vajza të huaja. Edhe dot t’i ne çamët spikasim gjithmonë.

Unë jam estetiste, dmth kam mbaruar shkollën në Itali për estetiste. Kam vite e vite eksperiencë. Për momentin punoj për diçka tjetër sepse jeta më çoj në rrethana të tilla që të ecja përpara. Aktualisht jam shitëse, por punoj tre punë në fakt sepse jeta më ka bërë që të rris një djalë e vetme.

Familja ime nuk e ka pritur mirë divorcin, por që nuk më ka hedhur kurrë poshtë dhe më ka qendruar pranë çdo sekond. Edhe fal atyre jam shumë krenare dhe jam sot këtu ku jam. Sot kam 3 muaj që jam në një marrëdhënie të re dhe jam shumë shumë e lumtur. Është mistrec nga Berati”, u shpreh ndër të tjera Maria./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!