Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Milan i pafuqishëm ndaj Torinos me 10 lojtarë, kuqezinjtë eliminohen nga Kupa e Italisë

schedule08:35 - 12 Janar, 2023

schedule 08:35 - 12 Janar, 2023

Milan nuk ka mundur të kualifikohet mbrëmjen e djeshme ndaj Torinos, një ndeshje e vlefshme për Kupën e Italisë e cila përfundoi me rezultatin 0-1 për Torinon.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin pa gola, ku pothuajse 45 minutat e para ishin të barabarta, me më pak rrezikshmëri nga ana e Milanit.

Pjesa e dytë ishte e dominuar nga kampionët e Serie A, por të cilit e kishin tepër të vështirë të gjenin golin. Në minutën e 70-të, Djiji merr kartonin e dytë të verdhë dhe kështu Torino mbetet me 10-të lojtarë. Një mundësi tepër e mirë për skuadrën e Piolit, por e cila nuk u shfrytëzua.

90 minutat nuk mjaftuan dhe ndeshja shkoi në shtesat, ku mrekullia dhe befasia në të njejtën kohë ndodh në minutën e 114-të, pasi Adopo shënon golin e fitores për Torinon dhe golin e përcjelljes të Milanit për në shtëpi.

“Demat” tashmë presin fituesin e sfidën Sampdoria-Fiorentina./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!