U fol shumë për mungesat e bujshme në funeralin e Peles. Mes atyre që munguan ishte edhe Ronaldo. Braziliani shpjegoi se ishte me pushime me familjen e tij.
“Pas Kupës së Botës mora një javë pushim dhe shkova në Punta Cana me fëmijët e mi. Ishte shumë bukur të pushoje. Isha pak a shumë pa celular, thjesht po shijoja familjen. Gjatë kësaj periudhe vdiq Mbreti ynë… Meqë isha larg, nuk mund të udhëtoja. Unë isha tashmë larg me familjen time”, tha Ronaldo duke folur në një program televiziv.
Kur Pele u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare, “fenomeni” i dha lamtumirën e fundit me një mesazh në rrjetet sociale.
“Talenti juaj është një shkollë që duhet të kalojë çdo lojtar. Mbreti i futbollit vetëm një. Më i madhi i të gjitha kohërave. Trishtimi i ndarjes përzihet me krenarinë e pamasë të historisë së shkruar. Talenti juaj është një shkollë nëpër të cilën duhet të kalojë çdo lojtar. Trashëgimia e tij përfshin breza të tërë. Faleminderit Pele. Pusho në paqe”, ka shkruar Ronaldo, i cili ka fituar dy herë Kupën e Botës me Brazilin. /G.D abcnews.al/