Belgjika është në kërkim të një trajneri të ri dhe në ndihmë i kanë ardhur rrjetet sociale duke përdorur LinkedIn.
Sipas TuttoMercatoWeb, Shoqata Mbretërore e Futbollit të Belgjikës ka përfshirë Andre Pirlon në listën e ngushtë të kandidatëve për postin e trajnerit të kombëtares belge. Për momentin, Pirlo është drejtorn Karagumruk. Marrëveshja me klubin turk është e vlefshme deri në qershor të këtij viti.
Sipas Het Nieuwsblad, një nga pretendentët për këtë pozicion ishte Herve Renard, i cili drejtoi kombëtaren e Arabisë Saudite në Kupën e Botës 2022. Pavarësisht kontratës aktuale, ai është gati të ndryshojë vendin e punës.
Është i mundur edhe emërimi i Michel Prudhomme, i cili drejton Standard Liege. /G.D abcnews.al/