Gjykata e Elbasanit ka rrëzuar kërkesën e avokatit të Arbër Paplekaj, Mirash Martinaj, i cili dy ditë më parë kërkoi rieskpertim të ngjarjes dhe eksperët të mos jenë të prokurorisë së Elbasanit.
Arbër Paplekajn akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit dhe plagosjen e oficeres së policisë, Xhensila Sota, ngjarje e ndodhur më 21 prill 2021 në Elbasan.
Në seancën e sotme gjyqësore pritet të zhvillohet ballafaqimi i provave matriale që Prokuroria disponon.
Në pamjet e siguruara nga ABCNews, është I pranishëm pas kafazit të qelqtë edhe vetë Paplekaj./abcnews.al