Sulmet ruse kanë sulmuar qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv, tha guvernatori rajonal, vetëm disa orë pas një vizite të papritur të ministres së jashtme gjermane me homologun e saj ukrainas, raporton AFP.
Annalena Baerbock u zotua për mbështetje të mëtejshme për Kievin në udhëtimin e saj të paparalajmëruar, por kryediplomati ukrainas Dmytro Kuleba tha se refuzimi i Berlinit për të dërguar tanke luftarake vendit të tij po i kushtonte shumë.
“Qëndroni në strehimore. Pushtuesit po sulmojnë sërish!”, tha guvernatori rajonal Oleg Synegubov në një mesazh në Telegram.
Baerbock, i cili të martën u bë zyrtari perëndimor i nivelit më të lartë që vizitoi Kharkivin, kishte premtuar mbështetje të mëtejshme gjermane për Kievin.
“Në të gjitha zonat e Ukrainës, nga Kharkiv në Kherson në Kiev, njerëzit duhet të dinë se mund të mbështeten në solidaritetin dhe mbështetjen tonë,” tha ajo.
Ajo theksoi se Gjermania do të vazhdojë të furnizojë me armë “që i duhen Ukrainës për të çliruar vendet që ende vuajnë nga terrori rus ”.
/abcnews.al