VIDEO/ Moment paranormal në snooker: O’Sullivan nuk u beson syve, guri “fantazmë” i bilardos lëviz vet

schedule14:54 - 10 Janar, 2023

schedule 14:54 - 10 Janar, 2023

Kampionati i snooker-it në Irlandën e Veriut do të mbetet i gdhendur në kujtimet e Sean O’Sullivan.

Lojtari anglez ka mbetur i habitur dhe i shqetësuar nga një moment i çuditshëm gjatë një prej ndeshjeve të tij, kur ishte gati të godiste gurin e kuq.

Në përgaditje të plotë për goditjen e tij, anglezi u befasua nga një lëvizje e gurit. Ky i fundit filloi të lëvizte vetë në drejtim të krahut të majtë, gjë që e shqetësoi për një moment lojtarin anglez. Ai nuk po u besonte syve, madje ndaloi dhe thirri gjyqtarin që t’ia shpjegonte.

“Unë ia raportova këtë gjë gjyqtarit, por ai me siguri mendoi se unë isha i çmendur”, tha O’Sullivan në rrjetet sociale. “Ai tha se nuk po shikonte të lëvizte guri, gjë që më bëri të mendoj se ishte thjesht në mendjen time.”

Në video duket qartë që guri i kuq fillon të lëvizë vetë. Në një ndeshje profesionale të snooker, zakonisht ajri i kondicionuar nuk përdoret pasi ndikon në lagështirën e ambientit dhe kjo gjë ndikon edhe në stekën apo gurët e bilardos, duke e bërë më të vështirë për lojtarët.

Disa besojnë se kjo ishte diçka me të vërtetë paranormale, ndërsa disa të tjerë mendojnë se guri përfundoi sipër një nyje të vogël të dalë nga fusha, gjë që e çekuilibroi atë./ h.ll/abcnews.al

@eurosport ?It’s that time of year…? #halloween #snooker #ghosts #paranormal #sport ♬ Creepy and simple horror background music(1070744) – howlingindicator