Ushtria ruse vazhdon me provokimet e saj, duke nxjerrë në një stërvitje ushtarake luftanijen e saj të re të pajisur me armë hipersonike. Ekuipazhi i anijes kryesore të flotës ruse “Gorshkov” kreu disa manovra të mbrojtjes ajrore në Detin e Norvegjisë, duke vënë në këtë mënyrë dhe autoritetet e këtij vendit në gatishmëri.
Javën e kaluar, presidenti Putin e dërgoi fregatën e re në Oqeanin Atlantik, për t’i dhënë një sinjal Perëndimit se Rusia nuk ka ndërmend të heqë dorë nga i ashtuquajturi “operacion special” në Ukrainë. Gjatë një konference me ministrin e Mbrojtjes dhe komandantin e luftanijes, Putin deklaroi se është i sigurt se raketat hipersonike Zircon do ta mbrojnë Rusinë nga kërcënimet e jashtme.
Shënjestrimi i një arme hipersonike është shumë i vështirë, pasi këto lloj raketash interkontinentale janë të manovrueshme.
Aktualisht, përveç Rusisë, Kinës dhe SHBA, vendet e tjera që po zhvillojnë armë hipersonike janë Australia, Franca, Gjermania, Koreja e Jugut dhe Japonia.
/abcnews.al