Më në fund kemi hyrë në javën Napoli-Juventus. Ndeshja e planifikuar për të premten në mbrëmje në stadiumin Diego Armando Maradona të Napolit është ndeshja kyçe e javës së 18 të Serisë A,me sukses napolitanët do t’i shtynin bardhezinjtë në +10, të cilët në këtë rast mund t’i thonë lamtumirë Scudetto-s.
Katër ditë para takimit të madh, vjen lajmi i parë i mirë për Allegrin dhe Juventusin. Siç raporton Sky Sport, bardhezinjtë do të mund të llogarisin Gleison Bremer për ndeshjen kundër napolitanëve.
Mbrojtësi brazilian, është mirë dhe do të kthehet në dispozicion të trajnerit. /G.D abcnews.al/