SHBA nuk kursehet, i ofron Ukrainës paketën më të madhe ushtarake me vlerë 2,8 mld euro

schedule08:33 - 8 Janar, 2023

schedule 08:33 - 8 Janar, 2023

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sërish për ofrimin e ndihmave të mëdha ushtarake Ukrainës. Sipas Pentagonit kjo paketë kap vlerën e 2,8 miliardë eurove.

SHBA do t’i ofrojnë një paketë tjetër ndihme ushtarake Ukrainës. Nga Ministria e Mbrojtjes në Uashington thuhet, se kjo paketë kap vlerën e 2,8 miliardë dollarëve. Kësaj i shtohen armë në vlerë 2,85 miliardë dollarë nga rezervat e forcave të armatosura amerikane. Kjo është paketa ushtarake e veçuar më e madhja në këtë formë. Sipas Uashingtonit do të ofrohen 50 tanke mbrojtës të tipit Braedly, që janë të pajisura edhe me raketa antitank. Kjo paketë përmban edhe dërgimin e 100 automejeve të blinduara ushtarake dhe automjete rezistente ndaj minave, si edhe 138 automjete të terrenit të vështirë, Humvee.

SHBA konsiderohen si aleati më i fuqishëm i Ukrainës në luftën mbrojtëse pas agresionit rus. Me paketën e re, SHBA i ka ofruar ose premtuar Ukrainës në mandatin e presidentit, Biden një ndihmë ushtarake në vlerë prej 24,9 miliardë dollarësh, 24,2 miliardë dollarë që nga fillimi i luftës në shkurt. Qeveria amerikane e bëri të ditur dërgimin e tankeve mbrojtës që të enjten pas një telefonate të presidentit Biden me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.Qeveria gjermane ka konfimruar ndërkohë dërgimin e tankeve mbrojtës Marder dhe sistem mbrojtës raketor për Ukrainën./DW