Tufa me para dhe femra, shqiptarët në Britani bosët e kokainës

schedule16:00 - 8 Korrik, 2019

schedule 16:00 - 8 Korrik, 2019

Në një artikull të zgjeruar, e përditshmja britanike “The Sun” shkruan se shqiptarët janë bosët kryesore të trafikut të kokainës dhe prostitucionit. Në artikull përshkruhet me detaje mënyra se si realizohet trafiku nga Europa drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Historia e brendshme se si bandat brutale shqiptarë u ngritën nga trafikantët kryesorë të seksit në Mbretërinë e Bashkuar, në bosët kryesore të tregtisë se kokainës. Kështu e nis artikullin e saj e përditshmja britanike “The Sun”.

Bandat shqiptare që kontrabandojnë dërgesa të mëdha të kokainës direkt nga Evropa kanë ndryshuar tregun e drogës në Mbretërinë e Bashkuar.

“The Sun” shkruan se droga është më e lirë dhe më e pastër që nga vitet 1990, pasi bandat shqiptare përdornin ligjet e shitjes me pakicë, për të tërhequr një marrje gati totale, të industrisë së Britanisë, 5 miliardë euro kokainë.

Mijëra shqiptarë arritën në Britaninë e Madhe në fund të viteve 1990 dhe në fillim të viteve 2000 gjatë një krize refugjatësh, ku midis tyre ishin shumë shqiptarë që pretendonin të ishin kosovarë, duke u përshkruar si “rasti më i madh i kalimit të kombësisë” në historinë e kohëve të fundit të emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar.

Britanikja “The Sun” thekson në artikull se shqiptarët shumë shpejt hynë në tregun e drogës dhe prostitucionit, në Londër, duke u bërë dhe padronë të këtij tregu.

Vetë aftësia e shqiptarëve për të përdorur dhunë brutale, veçanërisht kundër grave që trafikonin, tronditi tregtinë e prostitucionit në Britaninë e Madhe.

Paul Holmes, një ish-inspektor i policisë dhe kreu i njësisë së trafikimit seksual në “Scotland Yard”, përshkroi se si brutaliteti i shqiptarëve tronditi ekipin e tij të oficerëve.

Sipas tij një nga detajet më tronditëse ishte fakti se shqiptarët tregonin dhunë ndaj femrave që shfrytëzonin, pavarësisht se nuk ishte e nevojshme, as si mjet ndëshkimi. Holms tha se kishte parë histori të ndryshme të dhunës ndaj femrave, një dhunë brutale që vetëm të çmendurit mund ta ushtrojnë./ABC News Albania 24/7