Të shtëna me armë zjarri drejt dy personave, të cilët pësuan lëndime trupore, kanë bërë që serbët lokalë në Shtërpcë të reagojnë shpejt.
Menjëherë pasi një 11 dhe një 21 vjeçar u plagosën, banorët e Shtërpcës dolën për të protestuar në rrugë.
Me flamuj të Serbisë në duar, ata u shtuan shpejt në numër.
Banorët e Shtërpcës kanë bllokuar rrugët që të çojnë për në Brezovicë, në Prevallë dhe në Shtërpcë.
Policia e Kosovës, më herët ka njoftuar se menjëherë pas rastit të plagosjes së një 11 vjeçari dhe një 21 vjeçari të komunitetit serb.
Siç raporton RTV “Besa”, prokurori i Prokurorisë së Ferizajt, Shukri Jashari, ka thënë se kryetari i Shtërpcës dhe Policia e Kosovës janë duke negociuar me serbët lokalë për t‘i liruar rrugët për shkaqe sigurie./abcnews.al/