Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se, plagosja e dy të rinjve në Shtërpcë, është një akt i papranueshëm dhe i dënueshëm, të plagosurve u uroj shërim të shpejtë.
Haradinaj në rrjetin social Facebook ka shkruar po ashtu se duhet t’i japim kohë drejtësisë që t’i zbardhë rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje!
“Plagosja e dy të rinjve në Shtërpcë, është një akt i papranueshëm dhe i dënueshëm! Të plagosurve u uroj shërim të shpejtë.
Njëkohësisht kërkoj nga organet ligjzbatuese në Kosovë që sa më parë ta informojnë opinionin publik për rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja si dhe për motivet e saj.
Gjithashtu, apeloj te familjarët dhe serbët lokalë që të mos bijnë pre e propagandës që këtij incidenti t’i japin konotacion politik! T’i japim kohë drejtësisë që t’i zbardhë rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje!” ka shkruar Haradinaj./kosovapress