Osmani: Serbia e interesuar të bllokojë dialogun me dhunë

schedule18:27 - 6 Janar, 2023

schedule 18:27 - 6 Janar, 2023

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka akuzuar Serbinë që duke përdorur dhunën dhe banda kriminale po synojnë të bllokojë dialogun dhe të realizojë synimet e saj. Osmani i beri këto deklarata gjatë një takimi me deputetin britanik.

Serbia është e interesuar që të bllokojë dialogun prishtinë-beograd duke arritur qëllimet e saj me dhunë. Kështu u shpreh presidentja e kosoves, vjosa osmani, gjatë një takimi me deputetin britanik, David Lammy.

“Interesimi i satelitit të Rusisë, Serbisë, për ta destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor, është më i madh se asnjëherë më parë, për shkak se Serbia është e interesuar të bllokojë suksesin në dialog dhe të arrijë qëllimet e saj me dhunë e nëpërmjet bandave kriminale.”

Për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë e presidentja osmani inistoi se Prishtina mbetet një palë konstruktive edhe pse po përballet me pengesa të vazhdueshme nga Beogradi.
Një ditë më parë presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti zhvilluan një takim me të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.
Ky i fundit mirëpriti normalizimin e situatës në veri pas largimit të barrikadave.

“Është e rëndësishme që të gjithë të aktorët të thyejnë ciklin e krizave dhe retorikës së rrezikshme dhe të punojnë drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse normalizimi”, u shpreh zyrtari i lartë i Britanisë së Madhe./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!