Kërkoi lirinë, Apeli i GJKKO lë në burg Bledar Lilon

schedule13:54 - 6 Janar, 2023

schedule 13:54 - 6 Janar, 2023

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka miratuar masën e arrestit me burg ndaj Bledar Lilos, i akuzuar nga SPAK për “pastrim parash”, në kuadër të grupit kriminal.

Ish badigardi i Rezart Taçit kërkoi  masë më të butë sigurie. Nëpërmjet mbrojtjes, Lilo ka pretenduar se nuk ka lidhje me akuzat, pasi është vetëm shofer.

Bledar Lilo dhe Artur Balla, disa javë më parë u morën të panduher pas mbylljes së hetimeve nga SPAK, dhe do vijojnë të hetohen në masën e sigurisë arrest me burg.

Ndërkohë që Taçi, vijon të jetë në kërkim ndërkombëtar për të njëjtat akuza, pasi edhe ndaj tij është caktuar masa e arrestit me burg në mungesë. Lilo dhe Balla kanë mohuar akuzat që prej arrestimit.

/abcnews.al/