Basha në Kamëz, fton shqiptarët në protestën e 8 Korrikut

schedule20:45 - 7 Korrik, 2019

schedule 20:45 - 7 Korrik, 2019

24 orë para nisjes së protestës kombëtare të thirrur nga opozita e bashkuar, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është ndalur në Kamëz, ku është takuar me strukturat vendore të PD, por edhe me simpatizantë të opozitës e qytetarë. I shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, Basha i ftoi qytetarët e Kamzës, që ashtu siç kanë bërë edhe në 9 protestat e tjera kombëtare, të jenë në krye të lëvizjes kombëtare për ndryshim, për largimin e Edi Ramës dhe krijimit të një qeverie që garanton zgjedhje të lira e të ndershme.

Strukturat e PD-së njoftojnë se: “Gjatë takimeve informale që nisi dje në Kavajë dhe Elbasan dhe sonte në Kamëz e Vorë, kreu i opozitës synon të përcjellë ftesën për protestë, tek sa më shumë qytetarë që refuzuan në 30 Qershor regjimin kriminal dhe të korruptuar të Edi Ramës”./abcnews.al