Tërbohet sërish moti në SHBA, çfarë pritet të ndodhë në ditët në vijim

schedule19:44 - 3 Janar, 2023

schedule 19:44 - 3 Janar, 2023

Më shumë se 30 centimetra borë pritet të bjerë në rrafshinat veriore dhe në mesperëndim të SHBA – së brenda 24 orëve të ardhshme, parashikojnë sinoptikanët, ndërsa i njëjti sistem barometrik kërcënon tornado dhe stuhi të forta në pjesën më të madhe të jugut.

Pas rënies së rreth 30 centimetra dëbore në Nebraska dhe Dakotën e Jugut, stuhia e fuqishme e borës po lëviz në lindje dhe mund të bjerë 30-45 centimetra të tjera në Dakotën Jugore dhe Minesota, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.

I njëjti presion i ulët barometrik po shkakton reshje shiu dhe mundësinë e tornadove përgjatë bregut të Gjirit të Meksikës. Misisipi i Veriut mund të shohë breshër, tha meteorologia Allison Santorelli.

Rreth 70 fluturime u anuluan të martën në mëngjes në aeroportin ndërkombëtar Minneapolis-St. Paul, njoftoi uebfaqja FlightAware.

Ndërkohë, në Kaliforni, bregdeti verior u godit nga reshje të dendura shiu gjatë fundjavës dhe ka mundësi për përmbytje me një stuhi tjetër që pritet nesër, të mërkurën dhe të enjten. Kombinuar me erërat e forta, banorët duhet të përgatiten për pemët e rrëzuara dhe ndërprerjet e energjisë elektrike, tha Santorelli.

Më shumë se 21,000 shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji këtë mëngjes, sipas poweroutage.us. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!