Që prej fundit të nëntorit, Manchester United është në kërkim të një sulmuesi për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon.
Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, është i impresionuar me cilësitë e lojës së francezit, Marcus Thuram dhe dëshiron ta ketë atë në ekipin e tij.
Bayern Munich dhe Inter gjithashtu pretendojnë të nënshkruajnë lojtarin, megjithatë, të dy klubet llogaritën një nënshkrimin pa pagesë të Thuram në verën e këtij viti pas skadimit të kontratës me Borussia Mönchengladbach.
Manchester United po përpiqet të negociojë transferimin e lojtarit që në janar dhe është gati të paguajë 15 milionë eurot që Borussia kërkon për lojtarin. /i.m /abcnews.al