Çdo vend në botë që është anëtar i FIFA-s do të ketë një stadium me emrin Pele.
Kjo ishte kërkesa e Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino për 211 shtetet anëtare, në deklaratat e tij jashtë stadiumit Santos ku ka shkuar për t’i dhënë lamtumirën mbretit të futbollit.
“Ne gjithashtu do t’i kërkojmë çdo vendi në botë që të emërojë një nga stadiumet e tij të futbollit me emrin Pele”,- tha Infantino.
Numri 1 i FIFA-s do të qëndrojë në Brazil për funeralin e Peles të martën. Pele, si me Santos, ashtu edhe pas tërheqjes nga futbolli, ka udhëtuar dhe është nderuar pothuajse në të gjitha vendet e botës. /i.m /abcnews.al