Tenis, Federer e Nadal fitojnë në Wimbelton

schedule16:30 - 7 Korrik, 2019

schedule 16:30 - 7 Korrik, 2019

Rozher Federer e Rafael Nadal vazhduan me fitoret në Uimbëlldon. Dy legjendat e tenisit synojnë një tjetër titull të madh në Londër.

Suksesi i tij i fundit ishte dy vjet më parë. Edhe pse në moshën 37-vjeçare, kujtimet e triumfit në Wimbelton janë fare pranë për Rozher Federerin, dhe tenisti zviceran dëshiron t’u shtojë të tjera.

Njëzet herë fitues i Grand Slemeve, hodhi hapin e radhës drejt një tjetër finaleje apo titulli të mundshëm në Londër, pasi kaloi francezin Lykas Puije në vetëm tre sete.

Edhe pse rezultati me sete ishte më i thelli i mundshëm, fitorja nuk ishte aq e lehtë, pasi Federeri e mori të parin 7-5 dhe të tretin vetëm pas lojës vendimtare, 7-6.

I cilësuar si tenisti më i madh i të gjitha kohëve, ai e ka fituar 8 herë Uimbëlldonin, duke qenë rekordmeni historik, ndonëse e di se mosha mund ta pengojë.

Federer ka fituar vetëm 4 Grand Sleme në 9 vitet e fundit, dhe rivalët e tij më të rrezikshëm mbeten ata të dikurshmit, Novak Gjokoviç, kampion në fuqi dhe me 4 tituj në barin londinez, dhe Rafael Nadal.

Ky i fundit arriti një sukses edhe më të lehtë sesa zvicerani, gjithashtu ndaj një francezi.

Nadal mundi 3-0 me sete Zho-Vilfrid Conganë, madje duke mos pasur asnjë vështirësi, me rezultatin 6-2, 6-3 e 6-2.

Ishte hera e parë që këta dy rivalë ndesheshin në Uimbëlldon, me spanjollin që duket në formë shumë të mirë pas triumfit në “Rolan Garos”.

Në raundin e katërt, Nadal do të ndeshet me portugezin Zhoao Souza, ndërsa Federeri do të jetë përballë italianit Mateo Berretini./ABC News Albania 24/7