Clarence Seedorf, ish-futbollisti i Juventusit, Milanit dhe Interit ndër të tjera ka dhënë një intervistë të gjatë për mikrofonat e La Gazzetta dello Sport. Përveç çështjes që ka të bëjë me luftën e Scudettos, holandezi tha fjalën e tij për situatën që po kalon Zonja e Vjetër.
Këto janë fjalët e tij për Juventusin:
“Sot në futboll ka shumë djem dhe më pak burra. Juventusi, nëse ka burra në dhomën e zhveshjes ose nëse trajneri është në gjendje t’i bëjë ata të tillë, do të jetë në gjendje t’i rezistojë çdo tronditjeje. Në të vërtetë, e gjithë kjo mund të bëhet një motiv shtesë për të bërë edhe më mirë”. /G.D abcnews.al/