Sheshi “Skëndërbej” në Tiranë do të kthehet në skenë feste që nga ora 22:30 e mbrëmjes.
Kryetari i bashkisë Erion Veliaj inspektoi përgatitjet që po kryhen për natën e ndërrimit të viteve.
Në mesnatë paralajmëroi një spektakël fishekzjarresh.
“Kemi përgatitur një shfaqje 10-15 minuta me fishekzjarre dhe besoj se do jetë e paharrueshme”, tha Veliaj.
Për lokalet të shtunën dhe të dielën do të bëhet një tolerim.
Vitin 2022 Tirana e mbyll si kryeqyteti europian i rinisë ndërsa vitin 2023 e nis si qyteti europian i sportit./Abcnews.al/