Fjetja me partnerin qetëson zemrën

schedule22:34 - 30 Dhjetor, 2022

schedule 22:34 - 30 Dhjetor, 2022

Përveç sigurisë, gjumi në shtratin e njëjtë redukton edhe nivelin e hormonit të stresit, i cili lidhet me proteinat përgjegjëse për sëmundjet e zemrës dhe sëmundjet autoimune.

Gërhitja, djersitja dhe tërheqja e jorganit janë arsyet kryesore pse çdo i katërti çift insiston për gjumin në dhoma të ndara. Por hulumtimet e bëra nga Universiteti Pittsburgh kanë zbuluar që gjumi në shtratin e njëjtë është shumë i mirë për zemrën.

Fjetja me partnerin redukton nivelin e hormonit të stresit të kortizolit dhe ofron ndjenjën e sigurisë, shkruan Daily Mail.

Niveli i rritur i kortizolit lidhet me citokinet, proteinat të cilat shkaktojnë inflamacion dhe mund të shkaktojnë sëmundjet e zemrës, depresion dhe sëmundjet autoimune. Gjumi në krevatin e përbashkët redukton nivelin e atyre proteinave, ka vërtetuar studimi.

“Ndarja e shtratit me dikë që e doni rrit nivelin e oksitocinës, hormonit të dashurisë, çka mundëson lidhje edhe më të fortë. Edhe pse ky hormon më së shpeshti lidhet me seksin, deri te lirimi i tij vjen edhe gjatë përkëdheljes dhe bisedës ledhatuese para gjumit” – pohon dr. David Hamilton, autori i librit “Pse mirësia është e mirë për ju”.