7.8 miliardë lekë është fondi i cili është vënë në dispozicion për shpërblimet e pensionistëve dhe administratës.
Qeveria ka ndryshuar përsëri buxhetin 2022 dhe ka rialokuar nga fondi rezervë shumën për bonusin e fundvitit.
Mësohet se nga fondi i përgjithshëm më shumë do të përfitojnë gratë kryefamiljare dhe nëpunësit me paga nën 60 mijë lekë pasi këto kategori do marrin secila nga 20 mijë lekë.
Ndërkohë, nëpunësit me paga mbi 60 mijë lekë do të përfitojnë 10 mijë lekë.
Ndryshimet në buxhet janë publikuar në fletoren zyrtare ku ndër të tjera është shtuar edhe një fond prej 2.8 miliardë lekësh për njësitë e qeverisjes vendore.
Qeveria ka argumentuar se këto shpërblime janë një masë për të përballuar inflacionin i cili tashmë është në nivelin 7.9% që përkthehet në një rritje të fortë të kostove për familjet.
Por rritja e çmimeve ka pasur edhe një efekt pozitiv pasi ka sjellë më shumë të ardhura edhe në buxhetin e shtetit.
Në ndryshimet e fundit konstatohet se të ardhurat janë rishikuar me një rritje prej 1.5 miliardë lekësh nëse e krahasojmë me shifrat e rishikuara të buxhetit në fillim të muajit dhjetor.
Po ashtu edhe shpenzimet janë rishikuar dhe janë me një rritje po 1.5 miliardë lekë.
Ndërkohë që nuk është ndërhyrë në nivelin e deficit I cili është lënë në të njëjtin nivel.
Ministria e financave aktualisht po punon për një detajim të shpërndarjes së fondeve sipas kategorive për punonjësit e administratës.
Ajo që është përcaktuar tashmë është fakti se shpërblim do të marrin punonjësit e terrenit të sektorit energjetik , OSHEE, OST dhe KESH. Po ashtu edhe për naftëtarët, inxhinierët dhe teknikët e Albpetrol.
BUXHETI 20222
TË ARDHURAT
Ishin 581.8 mld lekë
Bëhen 583. 3 mld lekë
SHPENZIMET
Ishin 665 .6 mld lekë
Bëhen 667. 1 mld lekë


