Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I vuri flakën dyqanit dhe tentoi t’i digjte edhe “Toyota-n”, shpallet në kërkim 39 vjeçari në Vlorë

schedule07:43 - 30 Dhjetor, 2022

schedule 07:43 - 30 Dhjetor, 2022

Një 39 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës pasi dyshohet se i vuri zjarrin një dyqani në pronësi të Faraudin Veizaj dhe më pas tentoi t’i digjte dhe automjetin. Në kërkim është shpallur shtetasi Qerim Mara.

Ky shtetas dyshohet se në orët e para të mëngjesit i ka vënë zjarrin një dyqani shumice me mallra industrialë që ndodhet në lagjen “Hajro Çakërri”. Dyqani është në pronësi të Faraudin Veizaj, 65 vjeç, në të cilin janë shkaktuar vetëm dëme materiale.



Policia bën me dije se gjithashtu ai ka tentuar të djegë dhe një automjet të tipit “Toyota” në pronësi të këtij shtetasi që ndodhej pranë banesës së tij në lagjen “Uji i Ftohtë”. Ende nuk dihet arsyet pas veprimit të 39 vjeçarit të shpallur në kërkim.

Veizi ka deklaruar në polici se nuk ka konflikte me njeri. “Nuk kam konflikte me njeri. Madje shumë herë kam ndihmuar nga dyqani im persona të tjerë që kanë pasur nevojë. pres të arrestohet autori nga policia për të parë se cili është shkaku i vënies së zjarrit në dyqan dhe automjet. Nuk e di se për çfarë mund të ketë ndodhur”, ka thënë ai.
/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!