Në fillim të vitit të ardhshëm pritet të hapet faza e dytë për subvencionet për panele diellore për qytetarët. Ani Hasa, Drejtor i Agjencisë për Efiçencën e Energjisë sqaron se pritet të miratohet një fond për 20 mijë njësi panele diellore që përdoren për ngrohje uji.
Tashmë ministria e infrastrukturës ka mbyllur fazën e parë nga e cila kanë përfituar rreth 2 mijë familje. Ndërsa për sa i përket qyteteve Tirana ka numrin më të lartë të përfituesve. Vendosja e paneleve diellore për ngrohje uji pritet të ndikojë në uljen e konsumit të energjisë me rreth 20%.
2 mijë familjet që janë shpallur fituese do të përfitojnë nga subvencionet 70% të kostos së vendosjes së paneleve diellore. Kjo nismë erdhi në një kohë krize energjetike dhe ka si qëllim kursimin e energjisë elektrike.
/abcnews.al