Ish-ministri norvegjez për Peshkimin është dënuar me pesë vjet burg pasi u shpall fajtor për abuzime seksuale ndaj azilkërkuesve. Sipas akuzës, ai ka abuzuar me tre azilkërkues në këmbim të lejeve të qëndrimit.
Është dënuar me 5 vjet burg pasi u shpall fajtor për abuzime seksuale ndaj azilkërkuesve ish ministri norvegjez Svein Ludvigsen. Akuzat ndaj tij lidhen me fakte të ndodhura në periudhën 2011 – 2017, kur përfaqësuesi konservator skandinav ishte guvernator rajonal. Viktimat janë tre emigrantë të rinj, një prej të cilëve në atë kohë minoren, që vinin nga Azia dhe Afrika. Sipas prokurorisë, Ludvigsen kërkonte marrëdhënie seksuale në këmbim të lejeve të qëndrimit.
Ludvigsen, djali i një kapiteni peshkarexhash dhe një politikan me emër në Partinë Konservatore, ka qenë ministër i Peshkimit deri në vitin 2005, në qeverinë e qendrës së djathtë. Në momentin kur kanë ndodhur abuzimet, në një periudhë gjashtëvjeçare, Ludvigsen ishte guvernator rajonal në distriktin e Troms. Kanë qenë viktimat, ata që kanë rrëfyer abuzimet, dy djem afrikanë dhe një aziatik, të cilët dëshmuan në gjykatë, por identiteti i tyre nuk është bërë publik. Aktualisht viktimat janë 34, 26 dhe 25 vjeç, dhe ky i fundit ishte minoren kur është abuzuar.
Tre të rinjtë nuk donin të dëboheshin nga vendi dhe për këtë arsye pranuan kërcënimin e ish-ministrit dhe guvernatorit. Ose pranonin të kryenin marrëdhënie seksuale me të, ose do të dëboheshin nga vendi. Abuzimet kanë ndodhur në shtëpinë e Ludvigsen dhe në një dhomë hoteli në Troms. Avokati i ish-ministrit deklaroi se do të apelonte vendimin e gjykatës. Vendimi përfundimtar do të jepet në fund të këtij viti, por ndërkohë Ludvigsen do të vuajë në burg dënimin e tij./ABC News Albania 24/7