“Nofka ime e preferuar? Unë zgjedh Kvaradona.” Talenti i Napolit, Kvaratskhelia, ka thënë fjalën e tij në një intervistë për “DAZN” në kuadër të ndeshjes së madhe të 4 janarit në San Siro kundër Interit.
Skuadra e Spallettit është favorit në garën për kampionatin e Serie A dhe pikërisht për këtë Kvara thotë se skuadra e tij do të bëjë gjithçka për ta fituar.
“Mua më kanë vendosur disa nofka, të gjitha janë të bukura, por sigurisht kur bëhet fjalë për një pjesë të vogël të emrit Maradona e cila përzihet me emrin tim, më lë një emocion tjetër, më mbush me krenari.
Kështu që Kvaradona është padyshim i preferuari im”, ka theksuar talenti gjeorgjian./h.ll/abcnews.al