U bllokua në makinë për shkak të motit të keq në SHBA, 22 vjeçarja i dërgoi video familjarëve pak momente para se të vdiste

schedule11:24 - 28 Dhjetor, 2022

schedule 11:24 - 28 Dhjetor, 2022

Mbi 65 persona kanë humbur jetën nga stuhia e fuqishme që ka goditur Shtetet e Bashkuara. Në mesin e viktimave është një 22-vjeçare nga Buffalo, e cila para vdekjes i ka dërguar familjes disa video.

Ajo u bllokua në makinë dhe qëndroi për 18 orë aty, derisa u gjet e vdekur nga autoritetet.

Anndel Taylor mbeti e bllokuar në makinë teksa po kthehej nga puna në Buffalo gjatë të premtes mbrëma. Gjatë asaj kohe, ajo u dërgoi disa video motrave në Karolinën e Veriut, dhe videoja e fundit ishte realizuar pas mesnatës. Ajo kishte duke hapur dritaren e makinës që kishte ngrirë, me shpresën se do ta shihte ndonje ekip i shpëtimit.

“I ka telefonuar ndihmës së shpejtë dhe i priti me orë të tëra. Por të gjithë ata që u nisën për ta shpëtuar, kanë ngecur në mes të rrugës si pasojë e reshjeve të mëdha dhe bllokimit të rrugëve”, tha e ëma e saj Wanda Brown Steele.

Taylor i kishte thënë motrave në një bisedë në grup se do të flinte pak, dhe më pas do të përpiqej  të largohej në një vend të sigurt derisa të mbërrinte ndihma e shpejtë.

/abcnews.al